Shkup, 29 janar – Ministri për çështje të diasporës nga radhët e LSDM, Edmond Ademi në profilin e tij në fejsbuk sot ka shprehur kënaqësinë që si ministër shqiptar ka patur rastin të flasë në gjuhën shqipe në seancën e sotme qeveritare, transmeton gazeta Koha.
“Sot pata nderin si Ministër i parë shqiptar nga radhët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, që në mbledhjen e sotshme të 117 të Qeverisë, të flas në gjuhën shqipe.
Ligji për gjuhët, si ligj duhet të rrit kohezionin mes qytetarëve të etnive të ndryshme, në ndërtimin një shoqëri për të gjithë, si koncept politik i kësaj qeverie udhëhequr nga LSDM.
Para së gjithash ky ligj është në interes të qytetarëve, gjithë bashkësive etnike dhe komunikimit të tyre me institucionet, dhe ne si politikan përmes shembullit personal të tregojmë përforcimin e këtij kohezionit, duke ju shmangur politikave ditore”, ka shkruar ministri Ademi në profilin e tij në Fejsbuk.