Shkup, 6 dhjetor – Ministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë të Emigracionit të Republikës së Maqedonisë, Nikola Shallvarinov prej nesër deri më 10 dhjetor do të zhvillojnë vizitë zyrtare në Rumani.
Gjatë vizitës, delegacioni i udhëhequr nga ministri Ademi do të realizojë takime me përfaqësues të diasporës nga Republika e Maqedonisë në Rumani, ku dhe do të marrë pjesë në evenimentin “Dita e gjuhës Maqedonase në Rumani”, si dhe do të realizojë takim me Komunitetin shqiptar nga Republika e Maqedonisë në Rumani.
Përndryshe, “Dita e gjuhës maqedonase në Rumani” në bazë të Dekretit Nr. 625, më 26 qershori 2018, nga Presidenti i Rumanisë, Klaus Verner Johanis, fuqizohet ligji për përcaktimin e Ditës së gjuhës maqedonase, sipas dispozitave të Art. 77 paragrafi 1 dhe Neni 100 paragrafi 1 në përputhje me Kushtetutën Rumune.
Përveç pjesëmarrjes në evenimente dhe takime me diasoprën, Ministri Ademi do të realizojë takime bilaterale me Ministren për Rumunët që jetojnë jashtë vendit, Natalia Elena Intotero dhe Ministrin për Kulturë dhe Identitetit Kombëtar, Valer Daniel Breaz.
Gjatë vizitës zyrtare në Rumani, delagacioni i Republikës së Maqedonisë do të ketë pritje edhe në Parlamentin e Rumanisë ku Ministri Ademi do të realizojë takim me deputeten e komunitetit maqedonas në Parlamentin Rumun, Mariana Venera Popesku.
Ministri Ademi, siç citojnë nga kabineti i tij, me bashkëbiseduesit, mes të tjerash, do të bisedojnë edhe për çështje të ndryshme në fushën e kulturës, sidomos në interes të përmirësimit të pozitës së përfaqësuesve tanë të diasporës dhe përfshirjen e tyre në aktivitetet ekonomike, politike, sociale dhe kulturore mes dy vendeve mike.
Njëkohësisht, gjatë bisedimeve do të shkëmbehen mendime dhe përvojat e Republikës së Maqedonisë dhe Rumanisë në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në NATO dhe në BE, si dhe për bashkëpunimin rajonal si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët, që do të zhvillohen gjatë presidencës gjashtëmujore të Rumanisë me BE-në, duke filluar nga janari i vitit 2019.