Shtip, 18 qershor – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi, nesër do të marrë pjesë në debatin publik lidhur me draft-ligjin e arsimit fillor dhe draft-ligjin e mësimdhënësve dhe punëtorëve profesional në shkollat fillore dhe të mesme, transmeton KOHA.
Duke pasur parasysh se ligjet do të jenë zgjidhje sistematike të sferës së arsimit, si dhe në drejtim të konsultimit më të gjerë të këtyre zgjidhjeve ligjore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju fton të merrni pjesë në këtë ngjarje.
Debati publik do të zhvillohet më dt. 19.06.2019 (e mërkurë) prej orës 12 deri 14 në Qendrën Multimediale “Kiro Gligorov”, komuna e Shtipit.