Shkup, 21 qershor – Sallë e re sportive sot ishte hapur në Shkollën Komunale Fillore “Rajko Zhinzifov” në lagjen Draçevë në komunën e Kisella Vodës, në hapjen e së cilës mori pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.
Ai tha se bëhet fjalë për objekt të ri e modern që i plotëson të gjitha standardet bashkëkohore për aktivitetet e tyre sportive, ku nxënësit do të ushtrojnë sporte të ndryshme.
“Besoj se kjo sallë sporti do të jetë vatër e talenteve të reja të sportit, e sportistëve dhe reprezentacioneve të reja. Do të jetë vendi kryesor i shoqërimit ndërmjet nxënësve dhe banorëve të kësaj lagje, vend i cili nxënësit dhe të rinjtë do të largohen nga veset, do të dalin jashtë shtëpive të tyre dhe do të bëjnë rekreacion”, deklaroi ministri Ademi.