Shkup, 8 korrik – Në poligonin e armatës në “Krivollak”, ministrat e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Malit të Zi, Radmilla Shekerinska dhe Predrag Boshkoviq do të marrin pjesë në aktivitetet stërvitëse gjuajtje artilerie nga ana pjesëtarëve të forcave të armatosurave malazeze, të cilat janë pjesë e stërvitjes “Goditje vendimtare”.
Gjuajtjet artilerike do të bëhen në rajonin e “Karaxhoalit” të PA “Krivolak” dhe janë një prej aktiviteteve të fundit stërvitse të kësaj stërvitje të madhe ushtarake në Republikën e Maqedonisë Veriore.
Stërvitja “Goditja vendimtare” është stërvitja më e madhe deri tani e organizuar në Maqedoninë Veriore. Stërvitja filloi më 5 qershor, ndërsa do të zgjas deri më 9 korrik. Përfshin mbi 2.700 pjesëtarë nga forcat e armatosura të gjashtë shteteve – Maqedonia Veriore. SHBA-ja, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi dhe Lituania. Kjo stërvitje paraqet mundësi të shkëlqyeshme për zhvillimin e interoperabilitetit të Armatës tonë të forcave të armatosura të vendeve pjesëmarrëse, të cilat janë edhe vendet anëtare të Aleancës. Njëherit vendi jon si nikoqir i stërvitjes, tregon se posedon përvojë dhe kapaciteteve për organizimin e stërvitjeve të mëdha dhe komplekse, edhe atë në poligon që i cili i posedon të gjitha kushtet për kryerjen e këtij lloj të stërvitjeve në terren.