Një pjesë e anëtarëve të Qeverisë rajonale të Katalonjës kërkuan nga shefi i tyre Karles Puxhdemon të shpallë zgjedhje të parakohshme për anëtarë të Parlamentit katalonjas, me qëllim që të shmanget Qeveria në Madrid të ndërmarrë kontroll të drejtpërdrejtë mbi rajonin. Një burim i afërt i Puxhdemonit, tha se në një seancë qeveritare, një pjesë e ministrave e kanë përkrahur idenë për zgjedhje të parakohshme në Katalonjë dhe kanë kërkuar nga kryetari i Qeverisë rajonale të ngrejë iniciativë të tillë.
Qëllimi i masës së tillë do të ishte që Qeveria spanjolle të mos e aktivizojë nenin 155 nga Kushtetuta e Spanjës, me çka do të hiqet autonomia e Katalonjës. Qeveria spanjolle mori vendim që ta aktivizojë nenin 155 nga Kushtetuta spanjolle që ta pengojë shpalljen e njëanshme të Katalonjës, ku jeton 16 për qind nga popullata spanjolle. Procedura për aktivizimin e këtij neni, megjithatë është e komplikuar dhe mund të shkaktojë trazira.
Partia Punëtore Socialiste Opozitare (PSOE), e cila i përkrahu masat e Qeverisë së kryeministrit spanjoll Marijano Rahoj lidhur me Katalonjën, njoftoi se konvokimi i zgjedhjeve rajonale nga ana e Puxhdemonit do të kuptohet si vendosje të rendit kushtetues dhe do t’u mundësojë autoriteteve qendrore të heqin dorë nga qëllimi për vendosjen e drejtorisë së drejtpërdrejtë.
Gazeta katalonase “Vinguardia” publikoi se në Qeverinë katalonase ka pasur “diskutim të ashpër” mes atyre që dëshirojnë të mbahen zgjedhje të parakohshme dhe atyre të cilët dëshirojnë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Katalonjës. Pritet të premten Senati spanjoll ta miratojë planin me të cilin Qeverisë në Madrid do t’i lejohet t’i heqë të gjitha autorizimet e autoriteteve katalonase, siç parashikon neni 155 nga Kushtetuta e Spanjës. Për nesër megjithatë u paralajmërua seancë e Parlamentit katalonas, ku do të mund të merret vendim për injorimin e masave të Madridit dhe të shpallet pavarësia e njëanshme e Katalonjës. Por, është e mundur që edhe Parlamenti të vetshpërndahet dhe të caktohen zgjedhje të parakohshme.