Pavarësisht përçarjes së koalicionit qeverisisë, pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministrat e LDK-së i kanë votuar vendimet që vijnë nga kryeministrit Albin Kurti.
Vendimi i fundit për ndalimin e pjesshëm të lëvizjes, sipas raporteve të mediave në Prishtinë, është përkrahur edhe nga ministriat e LDK-së, por jo edhe nga zv.kryeministrit i parë që vjen po nga kjo parti, Avdullah Hoti i cili nuk ka votuar për këtë vendim.
Ndryshe vendimin e Qeverisë, presidenti i vendit, por edhe kryetar të partive opozitare e kanë quajtur anti-kushtutes. Megjithatë, nga Qeveria Kurti kanë sqaruar se ndalimi i pjesshëm bazohet në Ligjin për sëmundjet ngjitëse dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
Ndërkohë, sonte numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 61, ndërsa kanë ndërruar jetë tashmë dy të prekur me Covid-19. (koha.mk)