Riad, 31 mars – Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të Grupit 20 shtete më të zhvilluara industriale në botë premtuan sot ndihmë pr shtetet e varfra të cilat kanë borxhe dhe shtuan se do të ndihmojnë edhe për tregjet në zhvillim që të kufizohen pasojat negative nga pandemia me Kovid-19.
Ministrat dhe guvernatorët sot në videokonferencë u takuan disa ditë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të liderëve të G-20 të cilët premtuan 5.000 miliardë dollarë ndihmë për ekonomitë pas parashikimeve për recesion për shkak të pandemisë me virusin korona.
Ata e përshëndetën edhe planin për ndihmë prej 160 milionë dollarë të Bankës Botërore, thuhet në kumtesën e autoriteteve saudite të cilët këtë vit kryesojnë me G-20.(koha.mk)