Ministrat e Eurozonës me fokus në instrumente të shpejta për ndihmë të ekonomisë

11

Bruksel, 7 prill – Ministrat e Financave në eurozonë, pritet që sot të mblidhen rreth tre mekanizmave të shpejtë që t’i ndihmojnë ekonomisë në moment pandemie nga virusi i ri korona.

Njëkohësisht, udhëhiqen diskutime për ide për mjete afatgjate për ndihmë për rinovim.

Më 26 mars, liderët evropianë kërkuan nga ministrat që të dalin me propozime që t’i zbusin efektet nga pandemia, për të cilat ekspertët presin se do ta shtyjë Evropën në recesion të thellë këtë javë.

Tri idetë që sipas gjitha gjasave do të marrin mbështetje më të madhe janë – të përdoret Mekanizmi Evropian i Stabilizimit (MES), Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe skema për punësim me orar të shkurtë të punës të Komisionit Evropian, bën të ditur një përfaqësues anonim evropian.

Linja kredituese stend-baj e MES me madhësi prej dy për qind të BPV-së së vendit-kërkues mund të jetë e kapshme për 12 deri 24 muaj me afat të dorëzimit prej 5 deri në 10 vjet.

Ideja e dytë është garanci nga BEI deri 25 miliardë euro. Kjo do t’i mundësojë bankës të sigurojë 200 miliardë euro shtesë hua të kompanive të vogla dhe të mesme. Gjithashtu, ekziston opsioni për rritjen e kapitalit të BEI.

Opsioni i tretë është skema për punësim me orar të shkurtër të punës për parandalimin e tepricës teknologjike, sipas planit të cilin tashmë e zbaton Gjermania. Në këtë mënyrë, punëdhënësit do të inkurajohen që t’i ruajnë të punësuarit e tyre duke i transferuar në më pak orë. Shteti pastaj do t’i përmbushë uljet e marra të pagave përmes huave të lira nga Komisioni Evropian, t[ cilët do të huazojnë deri 100 miliardë euro nga tregjet për këtë qëllim. 

Comments are closed.