Bruksel, 27 maj – Maqedonia dhe progresi në negociatat për emrin do të jenë një nga temat kryesore në Samitin e djeshëm të ministrave të punëve të jashtme të BE-së.
Ministrat e punëve të jashtme të BE-së nesër do të takohen për këshillin e rregullt ministror, disa javë para Samitit të qershorit në zë cilin liderët evropianë duhet të vendosin për rekomandimin e Komisionit Evropian për fillim të bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, do t’i brifojë ministrat e 28-të vendeve anëtare për procesin e negociatave, ndërsa dy ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë duhet të vazhdojnë të bisedojnë në Bruksel, pas raundit të Nju-Jorkut.
Nga MPJ-ja paraprakisht sot paralajmëruan se ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov nesër udhëton për vizitë dyditore pune në Bruksel, si dhe axhendën e tij.
Shumica e vendeve-anëtare të BE-së mbështesin fillim të negociatave me Maqedoninë, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë. Maqedonia menjëherë pas zgjidhjes së kontestit rreth emrit do të bëhet anëtare e NATO-s dhe me këtë akoma më shpejtë dhe në mënyrë më të vendosur do t’i hapë portat e BE-së.
Këtë për MIA-n e kumtuan nga Qeveria lidhur me “nën pejperin” që u publikua në media në të cilin thuhet qe Bashkimi Evropian duhet për pranverën e ardhshme ta anulojë fillimin e negociatave për anëtarësim në Union të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Nga ana tjetër, shtojnë, është fakt se ekziston debat në BE rreth gatishmërisë për zgjerim të ri.
MIA mëson se dokumenti nuk është i BE-së, por edhe dy anëtareve të saj, Francës dhe Holandës dhe është i ndërlidhur me pikëvështrimet e ndryshme të vendeve-anëtare rreth zgjerimit të Bashkimit Evropian. Është hartuar para Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që u mbajt më 17 dhe 18 maj në Sofje. Ndërkohë pas samitit rrethanat janë ndërruar.
Siç njoftoi Makfaks në “non pejperin” shkruan “Për IRJM, edhe krahas ndryshimeve të vërteta në atmosferën e përgjithshme në vend, raportin e nuk tregon progres të qartë thelbësor në zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese.