Shumica e ministrave të kryeministres britanike Tereza Mej mendojnë se plani i saj për Bregzitin është “i vdekur” dhe shqyrtojnë opsione tjera, midis të cilave edhe opsionin për referendum të dytë, shkruan gazetar britanike “Tajms”.
Javën e ardhshme Mej duhet të bisedojë me ministrat për qëndrimet e reja.
Një grup i ministrave, midis të cilëve janë edhe ministrja e Punës dhe Sistemit pensional Amber Rud dhe ministri i Financave, Filip Hamond, janë për opsionin për referendum të ri nëse të gjitha opsionet tjera janë harxhuar, shkruan “Tajms”.
Një grup tjetër i ministrave, midis të cilëve janë ministri i Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor Majkëll Gov dhe ministri i Punëve të Brendshme Saxhid Xhavic, kundërshtojnë në idenë për referendum.
Ministrat tjerë, mes të cilëve edhe ministri i Punëve të Jashtme, Xheremi Hant, dëshirojnë ta rrezikojnë daljen nga BE-ja pa marrëveshje, shkruan gazeta britanike.