Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, në shoqërim të kryetares së Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, kontrolluan ndërtimin e hekurudhës Manastir – Kremenicë.
Sipas zëvendëskryeministrit Angjushev, projekti i financuar nga IPA fondet e Bashkimit Evropian, mundëson jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, ndërsa me afrimin drejt integrimeve euroatlantike, tha, ndihma të këtilla do të ektë edhe më shumë.
“Ky projekt, ishte projekt me shumë probleme, teknike dhe probleme në kryerje nga kryesi i cili nuk i përfundonte punët, por ne investuam shumë mund, e zhbllokuam projektin dhe tani është në fazë përfunduese të realizimit. Hekurudha me të gjitha segmentet e veta do të përfundohet deri në fund të këtij viti dhe do të inaugurohet deri më 31 dhjetor”, theksoi Angjushev.
Ai e theksoi rolin e dyfishtë dhe efektet ekonomike të projektit.
“Ky projekt ka rol të dyfishtë në ekonominë e Republikës së Maqedonisë. Nga njëra anë përmirësohet infrastruktura dhe jepet mundësia që mallrat të cilat prodhohen në Republikën e Maqedonisë të kenë qasje më të shpejtëp drejt portit të Selanikut, ndërkaq qytetarëve, u mundëson komunikim dhe transport më të mirë drejt shteteve fqinje. Këro projekte, gjithashtu, e jetësojnë edhe ndërtimtarinë në shtet, ndikojnë ndaj rritjes së BPV-së. Praktikisht me lëvizjen e këtyre projekteve që i kemi në portofolin e Qeverisë në pjesën e infrastrukturës, do të jetësohet ndërtimtaria dhe do të kthehen numrat në rritjen e BPV-së”, theksoi Angjushev.
Gjatë kontrollimit të punëve ndërtimroe të cilat janë në fazë përfunduese, kënaqësinë e tij nga punët e kryra dhe afatet e respektuara e cceki edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.
“Hekurudha tërësisht është e përfunduar, ndërsa deri në fund të vitit do të vendoset sinjalizimi me çka do të rrumbullakësohet një projekt të cilin e hasëm si projekt të bllokuar, ndërsa si Qeveri tërësisht e zhbllokuam dhe në pajtim me afatet deri në fund të këtij viti do të përfundohet. Rajoni i Pellagonisë do të ndërlidhet me Republikën e Greqisë, do të mundësohet transport i shpejtë i mallrave dhe shërbimeve për kompanitë vendore dhe të huaja”, theksoi Sugareski dhe përkujtoi se po punohet intensivisht në Korridorin 8, hekurudhën që çon drejt Republikës së Bullgarisë.
Sugareski paralajmëroi se gjatë periudhës në vijim do të nënshkruhet aneks marrëveshje me të cilën tërësisht do të përshpejtohet ndërtimi i aksit të parë nga Kumanova deri në Bellakoc.
“Ky projekt do të thotë vitalizim dhe impuls shtesë për ekonominë e Manastirit dhe rajonit”, theksoi kryetarja e Konmunës së Manastirit Petrovska gjatë takimit me ministrat dhe punëtorët e kompanisë STRABAG Rail Gmbh, të angazhuar për ndërtimin e hekurudhës Manastir-Kremenicë.