[adning id="476476"]

Minimalisht Jo Baer (FOTO)

22

Arti i Jo ka qenë radikalisht i përqendruar në të bardhën dhe të zezën e viteve 60’. Eksperimentimi i saj i dritëhijshëm, ishte themel i punëve. Ngjyrat pak përdoreshin. Por, në vitin e largët 1975, ajo do të merrte vendimin për të kaluar oqeanin, në përpjekje për një ridimensionim, duke u afruar drejt Evropës. Fillimisht në Irlandë, më pas në Londër e përfundimisht në Amsterdam

“Natyra e pikturës, është e tillë që, nuk ka kohë!”. Të 91 vitet e saj, përmblidhen minimalisht në katrorë boshë, me një kornizim të tre ngjyrave bazike: E kuqe, e gjelbër dhe blu. Me një qendërzim të pastelizuar në ngjyrën e një personi të zbehtë si në prag të fikti, ajo nuk njihej shumë përtej New York-ut dhe Amerikës së largët, por arti i saj, ka depërtuar thellësisht në urbanizimin e qytetit, i cili kurrë nuk fle dhe më gjerë. Ajo quhet Josephine Gail Baer, por edhe emrin, e ka minimizuar në Jo. Kështu, e njohin tashmë të gjithë, ndër dekada e dekada kulturore New York-eze dhe evropiane.

“Nëpërmjet pikturave, unë flas me njerëzit. I tregoj atyre çfarë unë ëndërroj. I tregoj ç’kam qenë në vitet 60’, çfarë jam sot në mijëvjeçarin e ri”. Jo, është një ndër të rrallat figura, e cila ka një ekspozitë të përhershme në Muzeun e Arteve Moderne të New York-ut, i njohur gjerësisht si MOMA. Në muret e MOMA-s, pikturat e Baer duken të ridimensionuara dhe në hapësirën e përshtatshme. Në shtëpinë e saj, përmasat, merrnin trajta “dinozaureske”. “Më kujtohet kur në shtëpinë time, mezi arrija të bëja vend për t’i vendosur pikturat të thaheshin”, përkujtonte Jo në 90-vjetorin e saj. “Ishte një kohë e vështirë, por e bukur. Në minimalizmin “Baeresque”, përmasat e pikturave, arrijnë edhe forma katërkëndore dy metërshe, me brinjë të njehsuara. “Lodhesha duke paguar gjithnjë e më shumë qera. Më vinte ndonjëherë t’i shkatërroja tablotë e mëdha. Ishte e pamundur t’i mbaje në kushte shtëpie, në mënyrë që mos të prisheshin”.

Joe Baer_Amsterdam

BOTA NDRYSHOI ME VITET 60’

Për Baer, nuk ka pasur çast më rrënjësor, se sa ndryshimi që sollën vitet 60’. Gjithçka kishte ndodhur deri atëherë sipas saj, dukej si utopike. Pikërisht aty, ajo kuptoi se çfarë duhet të bënte me pikturat e saj. “Nuk kisha vizionin e një pikture që jepte përgjigje. Aty e kuptova. Unë, me artin tim, doja të shtroja pyetje”. Për këtë, ajo shpesh ndihet edhe e keqkuptuar. “Shumë dashamirës nuk janë mësuar me artin që shtron pyetje”, thotë ajo me një lloj sikleti, edhe 60 vjet pas kthesës së madhe.

Joe Baer_Amsterdam

Por, ky siklet, nuk e përkufizon aspak Jo-në. Ajo është njeriu i gjërave reale. Nuk i pëlqejnë abstraksionet e shumta. Në pikturat e saj ka elementë të qenësishëm, jo të trillueshëm. Minimalë! Për të, janë gjërat e vogla, ato që të bëjnë të lumtur. Janë ato, të cilat janë vetë kuptimi i gjithçkaje shpeshherë. Janë ato të cilat nuk i vë re, që flasin. “Artistët e rinj edhe nuk e kuptojnë këtë. E kanë harruar që me publikun duhet folur, duhet komunikuar. Kjo është ajo çfarë unë bëj. Unë flas me ta. Thjeshtësisht kaq!”.

Museum Ludwig Köln 10.5.2013

BARDHË E ZI NË PASTEL

Arti i Jo ka qenë radikalisht i përqendruar në të bardhën dhe të zezën e viteve 60’. Eksperimentimi i saj i dritëhijshëm, ishte themel i punëve. Ngjyrat pak përdoreshin. Por, në vitin e largët 1975, ajo do të merrte vendimin për të kaluar oqeanin, në përpjekje për një ridimensionim, duke u afruar drejt Evropës. Fillimisht në Irlandë, më pas në Londër e përfundimisht në Amsterdam. Lëvizja fizike e saj, solli edhe një lëvizje mendore e shpirtërore. Bardhë e Zi, nuk ishte më gjithçka për Baer. Ajo filloi t’u drejtohej ngjyrave të pastelit. Zbehtësia e tyre pasqyrohet minimalisht në kanavacën e tablove të mëdha. Ndër të preferuarat, një rozë e purpurt, e cila i ngjan jo pak pigmentit të saj lëkuror.

 Vitet kalonin. Baer ndryshonte. Pikturat e saj po ashtu. Elementë të rinj zinin vend në telajot e saj. Gurë, lumenj, silueta femërore. Ajo filloi të dizenjojë nga e para stilin e saj, pa humbur identitetin. Vazhdimësia e saj, u shtri në gjashtë dekada të tëra. Në çdo cep të botës, kishte ekspozita me ngjizjen e artit të saj. MOMA është krenaria e jetës së Jo Baer, por gjithë bota, është në një marrëdhënie me të, ashtu si ajo është me botën. Shumëçka ndryshoi në diskursin e saj artistik. Mandej, një gjë, mbeti e njëjtë. Ajo vetë! Minimaliste. E pacenuar nga prekjet identitare të mbetura në tentativë. Minimalisht, Jo Baer. (albanian post)