Kur “Honda Motor” lansoi versionin e fundit të modelit të vet “N-Box” vitin e shkuar, kompania promovoi automobilin e vogël me veçorinë e pedaleve që vërejnë gabimet, frerë emergjentë automatikë dhe ulëse lëvizëse, si shtytje për treg për familjet e reja.
Por krejtësisht ndryshe doli të jetë tregu i duhur për automobilin “N-Box” në shtetin e “Hondas”, Japoni. Gati gjysma e pronarëve të modelit më të fundit janë 50-vjeçarë apo më të moshuar. Autoprodhuesit kanë shpresuar se me opsionet që përfshijnë teknologji të lartë do të tërheqin blerësit e rinj drejt mini-automobilave, apo “kei” siç njihet kategoria më e vogël e automobilave në Japoni.
E gjithë kjo edhe pse numri i shoferëve japonezë më të rinj se 30-vjeçar ka rënë për gati 40 për qind që nga viti 2001. Në vend të kësaj, me një çmim që fillon prej rreth 7.500 dollarësh dhe me taksa të ulëta, automobilat e vegjël kanë fituar besueshmëri në mesin e popullatës më në moshë, që po rritet shpejt. Shumica e këtyre blerësve kanë të ardhura fikse.