Lajmi ka qarkulluar për vite me rradhë dhe tregon për një minator i cili kishte mbijetuar 17 vjet nën tokë në një krahinë në perëndim të Kinës pas një tërmeti prej 7.8 shkallësh të rihterit.
Megjithatë, një grup minatorësh thuhet se kanë gërmuar atje në një pjesë ku aksidentalisht kanë gjetur një minator që ka mbetur i bllokuar brenda për 17 vjet.
Minatori i shpëtuar që thuhet të jetë Cheung Wai, 59 vjeçar, ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe mjekët ishin përkujdesur për gjendjen fizike dhe mendore.
E vetmja arsye e mbijetesës ishte një vrimë nëpërmjet të cilës depërtonte ajri i pastër dhe rezervat e orizit dhe ujit që ishin brenda minierës që zakonisht ruhen për raste të tilla gjithmonë. Gjithashtu thuhet se minatorët e bllokuar kishin ngrënë minjë dhe myshk.