Qendërmbrojtësi i Kolumbisë, Yerry Mina, hyn në historinë e Botërorit si futbollisti i dytë i prapavijës që arrin të shënojë 3 gola vetëm në një turne të tillë. Shtatlarti i Barcelonë me golin e realizuan në kohën shtesë ndaj Anglisë, barazoi rekordin e gjermanit Paul Breitner, që të njëjtën shifër finalizimesh e arriti në Botërorin e vitit 1974, që u fitua pikërisht nga Gjermania, që ishte organizatore e turneut. Golat e Yerry Minas e ndihmuan Kolumbinë te triumfonte ndaj Senegalit dhe Polonisë, por nuk u mjaftoi amerikan-jugorëve të eliminonin Anglinë, që falë portierit Pickford arriti të avanconte pas goditjeve të 11-metërshave.