Shkup, 21 tetor – Deputeti dhe anëtar i KE-së të VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski informoi sot në konferencë për shtyp se dje në mëngjes u zhvillua një takim midis Ministrit të Shëndetësisë dhe Profesorit Velo Markovski në të cilin u propozua Ideja e VMRO-DPMNE-së për të krijuar komision të posaçëm shtetëror për ta luftuar pandeminë, por kjo nuk u pranua.
“Lidhur me komisionin për ballafaqimin me pandeminë dhe epideminë, ne propozuam që komisioni të ketë 11 anëtarë. Ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave do të ishin në detyrë, ndërsa brenda do të ishin specialistë infektologë 3 anëtarë, epidemiologë 2 anëtarë, mikrobiologë 2 anëtarë, imunolog një anëtar dhe specialist internist një anëtar. Për zhgënjimin tonë, kjo ide dhe propozim nuk u pranuan nga Ministri i Shëndetësisë”, tha Milloshoski.
Siç tha ai, VMRO-DPMNE beson se Komisioni për Sëmundjet Infektive mban një pjesë të përgjegjësisë për masat shumë të parakohshme ose shumë të papërshtatshme të ndërmarra në pesë muajt e fundit.
Lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, ai theksoi se deputetët e patën mundësinë ta marrin atë për herë të parë dje, duke shtuar se të paktën një ditë është e nevojshme për të lexuar atë projektligj.
Prandaj, theksoi, ndër të tjera, ne besojmë se ky ligj është më shumë ndryshim teknik dhe plotësim në vend të jetë ligj që do të kishte masa thelbësore për luftë dhe ballafaqim me pandeminë.
Në pyetjen e gazetarëve se cilat janë kushtet për të dhënë mbështetje në Parlament, Miloshoski theksoi se jo kusht, por propozim thelbësor për këto ndryshime është ideja për të formuar një komision të posaçëm për ta luftuar pandeminë.
“Por, edhe pse ky propozim nuk u pranua, ne si opozitë i bëjmë thirrje qeverisë të caktojë një seancë parlamentare sot dhe ne do të mundësojmë që ky ligj të kalojë me votat e shumicës parlamentare dhe praninë e deputetëve të opozitës. Megjithëse ne besojmë se ka plotësime teknike në ligj që u japin kompetenca inspektorateve por mungojnë masa thelbësore në lidhje me luftën kundër pandemisë”, tha ai.
I pyetur se cilat masa shëndetësore i propozon VMRO-DPMNE, Miloshoski tha se edhe si person edhe si pacient i kësaj sëmundje ngjitëse kohë më parë, por edhe si deputet, ai ndihet shumë me besim dhe i sigurt kur dëgjon deklaratat e prof. Dr. Nikolla Panovskit.