Ohër, 18 prill – Kultura, tradita, historia dhe religjioni janë vlera që janë krenaria jonë dhe duhet të kultivohen. Qyteti i Ohrit është mozaik i vlerave kulturore, ndërsa kujdesi jonë patjetër duhet të drejtohet pikërisht drejt tyre, deklaroi sot Mitre Miloshevski, kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Ohrit.
Më pas ai prezantoi një pjesë të programit parazgjedhor që ka të bëjë me mbështetjen e karakteristikave kulturore të Ohrit, duke paralajmëruar se si kryetar i ardhshëm do të ndihmojë në organizimin dhe mbështetjen e Akademisë së Humanizmit në Ohër, organizmin e festave krishtere Festa e Epifanisë – Uji i bekuar, festimin tradicional të festës fetare Shën Vasilij-Vasilica në të gjitha shoqatat urbane në komunë dhe Akademinë solemne në qytet, darkën e Iftarit për pjesëmarrësit e përkatësisë fetare myslimane, mbështetjen e festivalit të egjiptianëve.
“Të gjitha ato vlera trashëguese të ndërtuara me projektet si vendosja e pllakateve reklamuese me fotografi nga Ohri i vjetër, tezga të tipizuara, shënimi i lokacioneve kulturore historike dhe arkeologjike me legjenda, emërimi i lokacioneve në qytetin e vjetër ku janë shkruar këngë të vjetra të qytetit me legjendë të shkurtër dhe tekst, do të jenë simbol për Ohrin”, tha Miloshevski, duke theksuar se Ohri si mjedis kulturor i zhvilluar do të jetë thesar teatral dhe filmik me vlera kulturore.