Shkup, 11 tetor – Pagë më të lartë për mjekët specialist dhe motrat medicinale, kështu thekson sekretari shtetërorë në Ministrinë e shëndetësisë, Vladimir Miloshev përmes një statusi të fundit në rrjetet sociale.
‘Rritja e katërt me rradhë e pagave në shëndetësi. Duke filluar nga muaji shkurt i vitit të ardhëshëm pagat e mjekëve specialist rriten për 25% derisa motrat medicinale për 10%. Duke nisur nga dy vitet e kaluara, paga bazë për specialistët është rritur për 40% derisa për motrat medicinale deri në 23%, kur kemi vullnet arrihet e gjitha’, është shprehur kështu sekretari shtetërorë në MSH, Miloshev.(koha.mk)