Shtip, 21 janar – Në kuadër të seancës së sotme të Qeverisë në Shtip, patëm një takim me pensionistët, ku u prezantuan arritjet në politikat shëndetësore. Ne gjithashtu vizituam Spitalin Klinik, ku bëmë një turne në departamentin e kardiologjisë së sapo adaptuar dhe gjithashtu u njohëm me kolegjiumin ekspert, kështu informon sekretari shtetërorë në shëndetësi Vladimir Miloshev i cili ishte pjesë e delegacionit qeveritarë që morri pjesë në mbledhjen e qeverisë atje.
Miloshev ka përshkruar edhe disa punë dhe investime që janë bërë atje:
Kuota mujore në barnatore
Vaksinat e gripit falas për pensionistët mbi 65 vjeç
Trajtim falas në spital për pensionistët me pension nën 14.000 denarë
Janë dhënë mbi 5000 pëlqime për punësim në shëndetësi
Rritje e pagave në shëndetësi.
Furnizimi i pajisjeve të reja.
Publiée par Vladimir Milosev sur Mardi 21 janvier 2020