Shkup, 19 shtator – Në debatin e sontëm në ‘Click plus’ ku është debatuar mbi shëndetësinë në vend i ftuar ishte dhe sekretari shtetërorë në Ministrinë e shëndetësisë Vladimir Miloshev i cili e ka elaboruar gjithë situatën në këtë dikaster si një prej më të ndieshmëve në vend pasiqë problemet më të mëdha kohës së fundit i kemi pasur pikërisht aty, shkruan gazeta KOHA.
Sipas Miloshev, gjithë kjo problematikë nëpër spitale bëhet pikërisht për shkak të humbjes së besimit në sistemin e drejtësisë dhe se fajtore në këtë rast është qeveria e mëparshme e cila nuk ka marrë aspak masa në këtë drejtim.
“Besimi në sistemin e shëndetësisë nuk humbet brenda një dite ose më shumë por me vite më parë qoftë edhe nga ish pushteti, ai tretmani për punëtorët e shëndetësisë solli autoritetin e tyre në sytë e pacientit mos trajtohen si njerëz nga të cilët varen, mjekët japin maksimumin por nuk varet jeta e tyre nga mjekët, humbja e besimit është bërë pikërisht nga ish pushteti dhe gjithë kjo ka sjellë aggression dhe eksalim e reakcion të pacientëve, pajtohem se në mënyrë sistematike të zgjedhim por nuk mund të zgjedhim me polici, pasiqë pasqyra nuk do jetë e qartë në spital sepse pacienti duhet të ketë besim tek unë kur do të vijë të trajtohet ai besim mendoj se ngadalë do e kthejmë por duhet kohë më e gjatë që të kthehet besimi, pajtoheni se gjithë kjo shkon nga sistemi i arsimit e jo nga ai i shëndetësisë sepse sistemi i arsimit duhet të edukojë një kuadër si duhet që mos kemi keqkuptime”, vlerëson kështu Milsohev.
Gjatë debatit sekretari shtetërorë në MSH z. Miloshev ka thënë se si ministri ende vazhdojnë të përdorin sistemet e vjetra të cilat sipas tij janë të dobishme si është ai ‘Termini im’ dhe disa të tjerë por që vazhdojnë t’i avancojnë edhe më shumë.
“Po shfrytëzojmë sistemet e vjetra si ‘Termini im’ dhe po i modernizojmë dhe gjithë ajo që ka qenë e mirë dhe është e mirë sigurisht që duhet të lavdërohet, ekziston dhe ka pasur strategji unë në punë kam, edhe me Taravarin kemi pasur strategji dhe kemi strategji të ndryshme në sfera të ndryshme të shëndetësisë por që të realizohet një e tillë e nevojshme është nivelizimi që të shkojmë më përpara, kemi sistem të shkatëruar të arsimit, realisht në teren përballemi pikërisht me mbushjen e konkurseve sepse nuk lajmërohet kuadër dhe është shumë shqetësuese, kemi pasur takime dhe me ekspertë nga rajoni e u munduam që me rritjen e pagave të motivojmë mjekët, në raport me atë që nuk është punuar në 11 vite aspak mund të shihni repartet që kemi renovuar ne gjatë gjithë këtyre 3 viteve në nivel të reparteve private”, thekson mes tjerave Miloshev.
Edhe përkundër gjithë problemeve që janë hasur në dikasterin e shëndetësisë Miloshev thotë se janë munduar që në gjithë sistemin të intervenojnë ngapak që të sjellin në gjendje më stabile të njejtin duke treguar madje edhe statistika në bazë të të cilave një shembull të dhënë në repartin e gjinekologjisë thotë ai kemi ulje të vdekjes së foshnjeve të posalindur.
“Duke parë gjithë sistemin e shëndetësisë është i dhimbshëm vërtetë edhe unë jam për konceptin e fuqizimit dhe kthimin e besimit, problem i madh ishte vdekja e të posalindurve dhe të dhënat ishin alarmante dhe me këtë jemi munduar të ulim këto statistika të vdekjes në gjinekologji nuk kemi pasur inkubatorë, kemi ngritur buxhetin për sëmundjet e rralla”, vlerëson mes tjerave sekretari shtetërorë në MSH, Vladimir Miloshev. (koha.mk)