Tiranë, 17 prill – Lideri i opozitës më të madhe shqiptare, Partia Demokratike, Lulzim Basha, është kategorik se zgjedhjet lokale më 30 qershor nuk do të mbahen dhe data e mbajtjes së tyre do të prolongohet.
“Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë, data e zgjedhjeve do të shtyhet. Shqipëria është humbëse si Afrika ekuadoriane ose ish republikat sovjetike. Pa dënimin e krimit zgjedhor duke filluar nga Peshkopia në vitin 2016, pa dënimin e autorëve të krimit zgjedhor, askush nuk mund të mendojë se procesi zgjedhor do të jetë i garantuar. Derisa nuk garantohen zgjedhje korrekte dhe demokratike, nuk mund të ketë zgjedhje të rreme”, theksoi Basha, përcjellë KOHA.
Edhe ish-shefi i diplomacisë shqiptare, Paskal Milo, i historian i njohur dhe profesor universitar, këto ditë duke e komentuar krizën politike në vend, deklaroi se partitë do të detyrohen të kërkojnë kompromis për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.
“E vërteta është ajo, se opozita është në rrugë. Por, dalja e saj e vazhdueshme në rrugë mund të dalë nga kontrolli, mund të shkaktojë tensione. Nuk e mbështes atë që e bën opozita me braktisjen e Parlamentit, por gjendemi para një fakti të parëndësishëm, i cili nuk mund të ndryshojë dhe unë parashoh se kriza do të thellohet. Kjo opozitë më nuk kthehet në Parlament, edhe pse shikoni se Qeveria ia shtriu dorën për dialog dhe e la derën të hapur. Ngjarjet do të na çojnë në fillim të majit, kur do të mund t’i shterojnë të gjitha mundësitë që të gjindet kompromis. Do të jemi para alternativës ose në qershor të shkohet në zgjedhje pa opozitën, ose zgjedhjet të shtyhen. Jam kategorik në besimin se do të kërkohet komnpromis për shtyrjen e zgjedhjeve”, ka thënë Milo.
“Në ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tek e cila partitë opozitare nuk dorëzuan propozime për kandidatët e tyre për komisionet komunale zgjedhore dhe këshillat zgjedhorë, vendet e tyre i plotëson me persona nga sektori civil. Partitë opozitare nuk kanë dorëzuar as paraqitje për pjesëmarrje në zgjedhjet”. (koha.mk)