Milner: Messi të bën të dukesh si budalla

Mesfushori i Liverpoolit, James Milner, u la në hije nga Lionel Messi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar, mirëpo mesfushori anglez ka fjalë të mira për superyllin e Barcelonës.Klubi nga Liga Premier pësoi me rezultat 3-0 në Camp Nou (por e përmbysi rezultatin në ndeshjen kthyese), ndërsa Milner i ka vënë në pah cilësitë e argjentinasit.

“Sfida e parë nuk ishte rezultat i drejtë i lojës në fushë, por futbolli nganjëherë nuk është i drejtë”, ka thënë 33-vjeçari për BT Sport. “Pastaj është ai njeri (Messi) në skuadrën tjetër, është vështirë të vraposh aq shpejt me këmbë të mbyllura dhe ai mund të të bëjë të dukesh si budalla. Mirëpo, duke ditur se çfarë gjuajtje të lirë shënoi, se çfarë lojtari është, atëherë gjithmonë do të jetë vështirë”, ka shtuar Milner.