Mesfushori anglez ka rrëfyer se babai i tij, tifoz i çmendur me Leeds United, e ndalonte të vishte uniformën e Manchester United. Megjithatë, Milneri ka konfirmuar se babai i tij është shumë i lumtur kur e sheh në formacion me fanellën e kuqe të Liverpool, ekip ku u transferua në vitin 2015.
“Po, është e vërtetë. Babai im ka ndikuar shumë te unë. Natyrisht, tifozët e Leeds Unitedit mësohen që në fëmijëri të urrejnë Manchester United, si rivalë, kështu që ngjyra e kuqe nuk na lejohej. Nuk kam pasur kurrë ndonjë bluzë me ngjyrë të kuqe. Hera e parë që kam veshur një fanellë të kuqe, ka qenë ajo e Kombëtares Angleze. Madje, ai bëri shaka kur u transferova te Liverpool, duke më thënë se ishte hera e parë që ai ishte i lumtur që më shihte të veshur me ngjyrën e kuqe”.
Milner ka debutuar në futbollin profesionist, në moshën 16-vjeçare për Leeds United. Ai gjatë karrierës ka lëvizur shpesh herë, duke luajtur për Newcastle, Aston Villa, Manchester City dhe tani te Liverpool.