Shkup, 22 dhjetor – Anëtari i Komiteti Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, njëherësh deputet, Antonio Milloshovski, nuk do të shkojë në Kongresin e 16-të të partisë që sonte fillon në Vallandovë, transmetoi TV 24. Thirrje formale për bojkot nuk ka, ndërsa sekretari i përgjithshëm Krisitijan Muckovski është kandidati i vetëm. Televizioni thekson se mes delegatëve të cilët nuk do të marrin pjesë, theksohen edhe Ilia Dimovski dhe Boris Zmejkovski, si dhe një pjesë nga nënshkruesit e tjerë të nismës për shtyrjen e Kongresit. Milloshovski nuk u paraqit as në takimin e mbrëmshëm të KQ, ndërsa para KE të parmbrëmshëm në të cilin u hodh poshtë kërkesa tha se nuk duhet të lejohet që partia të zgjedhë lider që do të jetë marionetë, Porosi të ngjashme dërgoi edhe Ilija Dimovski.