Zaevi është deputeti i vetëm i aboluar. Ai është i parë i cili ka thirrur publikisht që të bëhet grusht shtet me një Kuvend paralel, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në një konferencë për shtyp. “ Zaev është i kërcënuar nga strukturat e narkotrafikut të cilët e kanë ndihmuar në zgjedhjet. Ai sot pa ndjenja për shtetësinë thërret të formohen parainstitucione dhe me këtë e devalvon Kuvendin, Kushtetutën e Maqedonisë. Thirrja e tij është thirrje për tensione, konflikt dhe grusht shtet”, tha Milloshovski, Ai shtoi se kryetari i Kuvendit mund të zgjidhet vetëm në Kuvend. Dëmtime të mëdha për stabilitetin dhe demokracinë e vendit. Më së shumti do të humbasin qytetarët e Maqedonisë pa dallim kujt etniteti i përkasin. Kryetari i kuvendit mund të zgjidhet vetëm në kuvend, populli zgjedh kryetarin e shtetit deputetët e zgjedhin kryetarin e kuvendit. Ai është i gatshëm të pranojë çfarëdo platforme politike të përgatitur nga kryeministra të vendeve të huaja vetëm që të shpëtojë nga zbardhja e krimeve të tij. Askush nuk duhet të shpejtojë dhe të bëjë hapa jokushtetuese dhe të rris dëmtimin e qytetarëve të Maqedonisë –tha Milloshevski. VMRODPNE mbajtën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale e shikon si mundësi të vetme për dalje nga kriza. Ndërkohë Miloshevski theksoi edhe një herë faktin se VMRODPMNE do të luftojë deri në fund për mbrojtën e interesave, institucioneve dhe sovranitetit të vendit. Miloshevski shtoi se populli nuk duhet të rrijë i qetë.