Shkup, 12 maj – Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së i dëshiron mandat të suksesshëm presidentit të ri Stevo Pendarovski, por deputeti Antonio Milloshoski deklaroi se shteti u bë me president të zgjedhur me kredi dhe hipotekë politike.
“Mori kredi politike nga politikanët dhe partitë të cilat presin që ajo kredi t’u kthehet. Kthimi i asaj kredie nuk do të jetë nga ana e Pendarovskit, por nga politikani me të cilin ai dakordohet 102,5 për qind, sipas fjalëve të tij”, tha Milloshoski.
Sipas deputetit të partisë opozitare, në të ardhmen do të shohim cilat fatura do të arrijnë në llogari të Qeverisë dhe shtetit.
“Kthimi i tillë i kredisë politike më së shumti do t’i zhgënjejë ata të cilët me besim dhe pritje të mëdha votuan për Pendarovskin”, shtoi ai.
Prej sot, theksoi ai, LSDM dhe BDI e kanë pushtetin absolut në shtet. “Kanë Kuvend dhe shumicë dhe ministra, shumicë të kryetarëve të komunave dhe president të shtetit. Pushteti absolut sjellë përgjegjësi absolute, por ndonjëherë pushteti absolut është shumë i korruptuar”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së.
Milloshoski thotë se është shumë çuditshëm dhe sinjal i pazakontë që në inaugurimin e Pendarovskit nuk mori pjesë kryeministri Zoran Zaev.
“Do të shohim gjatë dy ditëve në vijim çka do të ndodhë dhe nëse ditët në vijim do të japin sqarim për mungesën e tij”, tha Milloshoski.