Shkup, 27 tetor – Me 15 vdekjet e sotme, Maqedonia që nga fillimi i kovid-pandemisë ka regjistruar gjithsej 949 njerëz që vdiqën nga pasojat e shkaktuara nga covid-19.
Deputeti i VMRO-DPMNE Antonio Milloshoski paralajmëron se shkalla e vdekjeve në Maqedoni është ndër më të lartat në Evropë.
“Të dhëna shumë shqetësuese për Covid19, veçanërisht pasi shkalla e vdekshmërisë në Maqedoni është ndër më të lartat në Evropë:
+628 raste sot (që është një 28% e lartë e numrit të testuar)
+15 të vdekur në 24 orët e fundit.
7,399 raste aktive (27,827 gjithsej)
949 të vdekur
453 shkalla e vdekshmërisë për 1mil. banorët”, thotë Milloshoski.