Milloshoski përkrah Mickoskin

Deputeti i VMRO-së, Antonio Milloshovski, ka dalë me mbështetje të hapur për kryetarin e Hristian Mickoski. Siç dihet, ai ishte pjesë e grupit që kundërshtonin përzgjedhjen e Mickoskit në krye të VMRO-së, pas largimit të Nikolla Gruevskit.

“Zhvillimet dramatike në Kuvend dhe akti ilegal kundër kushtetutës, të paktën tregoi një pasqyrë të qartë për atë se kush tenton që të respektohet vullneti i popullit nga të cilët jemi përzgjedhur dhe kujt i interesojnë marrëveshjet fshehtas. Hristian Mickoski, kryetari i VMRO-së, megjithatë tregoi se më e rëndësishme për të është besimi demokratik që votuesit ua kanë dhënë deputetëve dhe vullneti i anëtarësisë dhe simpatizuesve. Me këtë qëndrim e ka merituar përkrahjen time si deputetë, si anëtarë i VMRO-DPMNE-së nga viti 1992. Konsolidimi dhe uniteti i VMRO-DPMNE-së, në bazë të përcaktimeve programore janë të nevojshme për demokracinë në Maqedoni”, ka shkruar Milloshovski, transmeton SHENJA.