Shkup, 18 shkurt – Nesër në orën 9:00, me iniciativë timen, në Prokurorinë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, do të realizoj takim me Vilma Ruskovskën. Qëllimi i takimit të caktuar është që prokurores t’i dorëzoj audio material të dorëzuar nga informatori, e në të cilin njihet zëri i ish-kryeministrit Zoran Zaev, shkruan deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai shton se bashkë me këtë material do të parashtrojë edhe transkriptin, nga përmbajtja e të cilit, siç shkruan, “del dyshimi për atë se zotëri Zoran Zaev ka qenë në rrjedha të financimit ilegal të “Lidhjes ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit përmes zhvatjes së afaristëve, si dhe se ai personalisht nga pozita e kryeministrit e ka ndihmuar financimin e televizionit 1TV.
Shpresoj, shton Milloshoski, se ky material do të jetë në dobi të prokurorisë në aktakuzën e ngritur për këtë lëndë.