Tiranë, 19 nëntor – Deputeti i VMRO-së dhe kryetari i Komisionit për politikë të jashtme në parlament, Antonio Milloshoski sot ka pritur për vizitë në Shkup deputeten e PS dhe kryetarja e Komisionit për punë të jashtme në parlament, Mimi Kodheli.
Si temë e diskutimit sipas tij ka qenë rruga eurointegruese për të dy vendet si dhe procesi i vetting-ut që tashmë po praktikohet në Shqipëri.
‘Sot kam pasur kënaqësinë të kem mysafir kolegen znj. Mimi Kodheli, një deputete dhe politikane me një karierë mjaft të pasur. Nga ajo mund të dëgjohet dhe mësohet për politikën. Temë e bisedimeve ishin marrëdhëniet bilateral mes dy vendeve, integrimet euroatlantike pas refuzimit për dhënie të datës për bisedime si dhe përvoja e Shqipërisë në procesin e vetting-ut në gjyqësorë’, ka shkruar kështu deputeti Milloshoski.(koha.mk)