Shkup, 26 nëntor – ‘Sipas legjislacionit në Maqedoni, shpërndarja e honorareve të diskutueshme dhe të tepërta në shuma prej qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit nga Katica Janeva dhe kolegëve të saj përfshirë këtu edhe zyrtarë dhe ekspertë në PSP, të njejtët duhet të hetohen sipas nenit 353 paragrafi 5 nga LP (shpërdorimi i detyrës) dhe neni 354 paragrafi 3 (përvetësimi në shërbim)’, kështu ka theksuar deputeti i VMRO-së Antonio Milloshoski, transmeton gazeta KOHA.
Sipas tij, i gjithë rasti bëhet fjalë për periudhën kur asnjë nga prokurorët në këtë prokurori nuk kanë mundur të ngrenë padi penale për rastet që kanë ndjekur.
“Bëhet fjalë për periudhën pas muajit qershor të vitit 2017 kur PSP në krye me Katica Janevën, as ndonjë nga ndihmësit e saj prokurorë nuk janë të autorizuar si paditës për të ndërmarrë aktivitete të ndjekjes penale të veprimeve paragjyqësore dhe parahetimore të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale”, sqaron kështu Milloshoski.
Mes tjerave, Milloshoski thotë se do të ishte një gjest shumë i mirë nëse ndonjë nga prokurorët vendos që të kthejë në buxhet të shtetit pjesën e honorareve të marra në mënyrë jashtë ligjore.
“Si një rrethanë lehtësuese për cilindo nga ndihmësit e Prokurorëve të PSP, si gjest mund të vlerësohet nëse njëri prej tyre vendos të kthejë në buxhetin e shtetit pjesën e paligjshme të honorareve të marra jashtë pagës së rregullt mujore, të cilat ishin natyrisht tre herë më të larta se paga e një prokurori në prokurorinë e përgjithshme”, thotë kështu deputeti i VMRO-së.(koha.mk)
Според позитивните законски прописи во Македонија доделувањето на спорните и превисоки хонорари во стотици илјади евра…
Publiée par Antonio Miloshoski sur Mardi 26 novembre 2019