Shkup, 12 shtator – Deputeti i VMRO-së, Antonio Milloshoski tha se Katica Janeva është përgjegjëse që Prokuroria Publike Speciale pësoi fat famëkeq.
“Ai person, prokurorja, e cila duhej ta ringjallte drejtësinë dhe besimin në sistemin gjyqësor në Republikën e Maqedonisë, fatkeqësisht pikërisht ajo ishte njëra nga personat e përgjegjshëm që PPS-ja pësoi fat famëkeq, meqë vetë ajo ndodhet në paraburgim”, tha Milloshoski.