Shkup, 25 shkurt – Gjithçka që kam poseduar si material, transkripte, audioincizim, ku në mënyrë eksplicite u dëgjua zëri i tij dhe si bisedon për ndikimin në prokurori dhe gjyqësor, sot ia dorëzova prokurores Vilma Ruskoska, deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski pas daljes nga Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ai tha se sikur edhe herën e kaluar kanë bërë procesverbal të rregullt dhe se nga ana e prokurores është përmendur se materialin do ta përpunojnë që të shihet se çfarë është rëndësia e tij.
“Ajo që është interesante që të përmendet është se ka qëllim në deklaratën që e dha ish-kryeministri Zaev, se dyshon se e kanë incizuar disa deputetë, me të cilët ka bashkëpunuar dhe vetë transkripti ku informatori përmend se biseda është udhëhequr në prani të dy personave tjerë krahas ish-kryeministrit Zaev, njëra e përfshirë me “Reket”, ndërsa personi tjetër N.N., theksoi Milloshoski.
Për këtë, siç shtoi, Prokuroria do të ishte më mirë nëse tashmë janë të gatshëm ta ftojnë Zaevin të japë deklaratë për atë kush ka qenë në atë bisedë që të munden të pranishmit nëse vërtetohet prania e tyre të jenë eventualisht edhe dëshmitarë të bisedës.
“Ose varianti i dytë është që të merren xhirime nga kamerat në Qeveri, ku sipas protokollit hyrja edhe në Qeveri edhe në kabinetin e kryeministrit janë nën mbikëqyrje të përhershme për shkaqe sigurie dhe me siguri do të mund të vërtetohet, i cili gjatë majit të vitit 2019 ka qenë në bisedime për këtë temë që të mund të vërtetohet e vërteta e këtyre konstatimeve, të cilat janë dorëzuar”, theksoi Milloshoski.
Ai konfirmoi se bëhet fjalë për informator anonim dhe se nuk disponon me çfarëdo materiale tjera jashtë atyre që i kam dorëzuar.
“Konsideroj se materialet janë relevante për shkak se janë konfirmuar edhe nga vetë ish-kryeministri Zaev, ndërsa në bisedimet shihet se ka indikacione për shkelje të rregullti themelor gjatë sundimit të drejtësisë, e ajo është implikimi i pushtetit ekzekutiv në atë gjyqësor dhe prokuror”, theksoi Milloshoski.
Në pyetjen e gazetarëve, pse tani, e jo më herët ose më vonë i kanë publikoi materialet, Milloshoski u përgjigj se materialet që i ka marrë i ka ndarë me deputetët, me opinion dhe me prokurorinë në afat sa më të shpejtë të mundur.
“As nuk posedoj diçka shtesë, as nuk mundem të ndikoj në informator anonim, i cili ka zgjedhur mënyrë si me këto materiale ta njoftojë opinionin”, tha Milloshoski dhe përmendi se materialet janë me interes të lartë publik.
Milloshoski pardje në konferencë për shtyp e publikoi audioincizimin e dytë, në të cilin, siç tha, dëgjohet zëri i Zaevit, si ai si kryeministër ka sjell vendime në emër të Gjykatës Supreme dhe të PSP-së dhe se ishte në marrëveshje të fshehtë me ish-prokuroren speciale publike Katica Janeva për të gjitha vendimet e saja.
Bombën e parë, Milloshoski e lëshoi gjatë debatit në Komisionin kuvendor për çështje evropiane, në të cilën u shqyrtua Propozim-ligji për Prokurorinë publike. Në incizim, gjoja, Zaev ka biseduar me një person tjetër për financim të televizionit të të akuzuarit të parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski.