Shkup, 11 janar – Deputeti i VMRO-DPMNE-es, Antonio Milloshoski, lidhur me informacionet e plasuara se është një nga kandidatët e mundshëm të kësaj partie për president, ka thënë se në periudhën në vijim do të mendojë se a do të paraqitet në shpalljen e partisë për kandidat të mundshëm për presidenet.
“Nuk jam paraqitur ende në shpalljen e partisë. Deri më 31 janar ka një kohë dhe në ditët në vijim do të mendojë në këtë temë. Për momentin nuk do kometoja për këtë çështje”, kështu ka deklaruar për portalin në gjuhën maqedonase MKD, deputeti Antonio Milloshoski, transmeton Koha.
Ai ka ritheksuar edhe njëherë se është kundër ndryshimeve Kushtetuese dhe se është i gatshëm të protestojë kundër të njëjtave ndryshime.
Edhe pse i distancuar nga krerët partiak, Milloshoski thotë se bashkëpunon me liderin partiak, hristijan Mickoski, me të cilin, siç thotë, ka komunikim të përhershëm. (Koha.mk)