Ohër, 2 prill – Për mua politika është përgjegjësi dhe garë të ideve ku projektet do të realizohen duke u mbështetur në parimet e ndershmërisë, përkushtimit dhe përgjegjësisë. Ohri mundet edhe më mira ta dijë. Qyteti duhet të funksionojë dhe të përkryhet në vë vërtetë me pamje evropiane dhe moderne. Ohri krenar do të hapërojë në rrugën e dinjitetit dhe mundësive, e jo i poshtëruar në errësirë dhe mosvlerës, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp Mitre Milloshevski, kandidat për kryetar nga radhët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.
Ai paralajmëroi se në fushatë hyn me vizion dhe forcë, përgjegjësi më të madhe dhe energji pozitive.
“Transparenca me popullin dhe qytetarët e Ohrit, vazhdon edhe me Zyrën për qytetarë duke i përforcuar kapacitetet demokratike të qytetit. Dora është shtrirë për çdo qytetar sepse të gjithë jemi një tërësi. Çdo vend, çdo lagje, çdo rrugë, çdo prag është Ohër. Dje së bashku do të jemi edhe në këtë periudhë dhe pastaj. Sta që në të vërtetë e duan qytetin e tyre, punojmë për të, e duan me vepra”, tha Milloshevski.
Për qytetarët e Ohrit tha se janë njerëz të vyeshëm, esnafë, nikoqirë të cilët meritojnë edhe më mirë edhe më shumë.