Ohri duhet të jetë patjetër i bukur, të funksionojë, qyteti nuk duhet të harrohet, e as të lihet pas dore. Zbukurimi i pjesës rreth Liqenit të Ohrit është prioriteti ynë. Banorët e Ohrit dhe turistët meritojnë pjesë të rregulluara për pamje më të bukur dhe më të gjelbër të qytetit. Këtë para qytetarëve të Ohrit e potencoi Mitre Milloshevski, kandidat për kryetar komune i Ohrit dhe koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.
Milloshevski në një deklaratë për mediat paralajmëroi ndërtimin e një sheshi të ri Studençisht, park modern.
Për qytet të bukur, siç është titulluar fushata e tij parazgjedhore, kandidati Milloshevski premtoi edhe ndërtimin e skelës për shëtitje për banorët e Ohrit dhe turistët, rikonstruktimin e sheshit “Republika e Krushevës”, rregullimin e parqeve në hyrjet e Ohrit, rirregullimin e sheshit në Lubanishtë, pastaj rregullimin dhe ndërtimin e shtigjeve për këmbësorë dhe biçikleta.(koha.mk)