– Kujdesi, solidariteti dhe humaniteti për bashkëqytetarët tanë është drejtuar drejt sigurimit te një jete dinjitoze. Ohri duhet të jetë qytet me mundësi dhe shanse të barabarta për të gjithë, qytet i veprave të reja për progres dhe vend të bukur për jetesë, porositi sot Mitro Milloshevski, kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Ohrit.
Milloshevski paralajmëroi projekte të reja për Ohrin, si ndërtimin e banesave sociale, me qëllim të zgjidhjes së çështjes së banimit të rasteve më të rrezikuara sociale, familjet me rrezik social, si dhe të qytetarëve të cilët për shkak të fatkeqësive natyrore apo aksidenteve kanë humbur shtëpinë e tyre.
Ai tha se personalisht do të angazhohet për zgjerimin e memorandumit për bashkëpunim me Spitalin e Përgjithshëm, me qëllim të ndarjes së ndihmës së njëfishtë në para për fëmijën e parë – gjashtë mijë denarë, për të dytin nëntë mijë denarë, për të tretin – 12 mijë denarë, për të katërtin – 15 mijë denarë.
Milloshevski paralajmëroi edhe ndërtimin e shtigjeve për personat e verbër si parakusht për sigurimin e jetës së pavarur dhe lëvizjes pa pengesë, pastaj mundësi për subvencionimin e qytetarëve me mbi 50 vjet gjatë vetëpunësimit në aktivitete sociale. (koha.mk)