Shkup, 21 nëntor – Ministria e shëndetësisë tashmë me mjete vetanake ka siguruar gjithësejt 28 mijë vaksina të cilat janë pa pagesë. Këtë e lajmëroi sot sekretari shtetërorë në këtë dikaster, Vladimir Milloshev i cili shprehet se vaksina dedikohen për qytetarët të moshës mbi 65 vjeç, pacientët me sëmundje kronike, fëmijët nga 6 muaj deri më 5 vjet dhe gratë shtatzëna, transmeton gazeta KOHA.
“Ministria e shëndetësisë me mjete vetanake ka siguruar 28 mijë vaksina të cilat janë pa pagesë dhe janë të destinuara për personat mbi 65 vjet, pacientët me sëmundje kronike, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjet, gratë shtatzëna dhe punëtorët shëndetësorë. Nga nesër fillon vaksinimi në Shtëpitë e shëndetit në gjithë vendin”, thekson kështu Milloshev.(koha.mk)
Министерството за здравство од сопствени средства набави 28.000 вакцини, кои се бесплатни и наменети за:✅ Лица над 65…
Publiée par Vladimir Milosev sur Jeudi 21 novembre 2019