Lubjanë, 12 shtator – Presidentët Zoran Millanoviq dhe Borut Pahor, bashkëkryesues të Procesit Bërdo-Brioni, nismë e filluar nga Sllovenia dhe Kroacia, sot në Bërdo afër Krnajit, janë nikoqirë të presidentëve të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Qëllimi i takimit, është, të shqyrtohen mundësitë, si të përshpejtohet rruga e këtyre shteteve, drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në tubim janë paralajmëruar presidenti shqiptar, Bajram Begaj, anëtarët e kryesisë së BeH-së, Zheljko Komshiq, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Takimi këtë vit, do të jetë mundësi për bisedim rreth gjendjes momentale në rajon, por edhe sërish t’u bëhet thirrje anëtareve dhe institucioneve të BE-së, ta përshpejtojnë procesin e zgjerimit të BE-së, qëndron në paralajmërimin për këtë ngjarje.
Serbia dhe Mali i Zi tashmë negociojnë me BE-në, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i hapën negociatat në muajin korrik, pas stagnimit prej një viti, ndërsa Kosova dhe BeH ende presin status të vendeve kandidate.
Takimet e këtilla mbahen prej vitit 2013, me nismë të Kroacisë dhe Sllovenisë. Është e zakonshme prania e përfaqësuesve edhe të shteteve jashtë rajonit të Evropës Juglindore, por këtë vit nuk ka paralajmërim të tillë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ishte e pranishme në Dubrovnik në vitin 2014, presidenti francez, Fransoa Oland në takimin e parë në Bërdo në vitin 2013, ndërsa atje vitin e kaluar, mori pjesë presidenti francez, Emanuel Makron. Në vitin 2015, në takimin në Zagreb, ishte presidenti i atëhershëm amerikan, Xho Bajden.
Millanoviq arriti në Slloveni, që dje. Në Lubjanë mbajti takim pune me Pahorin, ku u bisedua për temat e takimit, informuan nga zyra e presidentit kroat.