[adning id="476476"]

Milito: Lukaku i zhgënjeu tifozët zikaltër, Messi më befasoi me largimin nga Barça

12

Diego Milito, heroi i tripletës së Interit, pati disa fjalë edhe për largimin e Lukakut: “Ka diçka që nuk duhet ta bëni kurrë: të premtoni diçka që nuk mund ta përmbushni.

Një lojtar si ai, i cili ka dhënë aq shumë, mund të vendosë të shkojë diku tjetër, por tifozët janë të zhgënjyer pikërisht nga ato deklarata”.

Një nga temat e verës ishte nënshkrimi i Messit me PSG. Milito vlerëson: “Ai më befasoi, si të gjithë të tjerët.

Messi ishte një simbol dhe unë mendova se do ta përfundonte karrierën te katalanasit. Tani, fitorja e Kupës së Amerikës është realitet; një peshë e madhe i është hequr nga supet”.