Grupet militante palestineze të Rripit të Gazës sot me ndërmjetësim të Egjiptit janë pajtuar për armëpushim me Izraelin.
Hamasi dhe disa grupe të vogla militante, në kumtesë të përbashkët, paralajmëruan armëpushim.
Marrëveshja do t’u japë fund përleshjeve midis Izraelit dhe Hamasit, që ka filluar që nga viti 2014.
Kushtet e marrëveshjes nuk dihen, ndërsa nuk ka koment nga Izraeli.