Japonezi Kioshi Kimura ka blerë për një vlerë prej 3.1 milion dollarësh një peshk ton me peshë prej 278 kilogramësh. Me këtë blerje ai ka thyer rekordin e mëparshëm të 2013 ku një peshk ton u ble me vlerën e 1.4 milion dollarësh.
Një milioner japonez ka paguar një shifër rekord prej 3.1 milion dollarësh për një peshk gjigant ton, në ankandin e parë të këtij viti në tregun e peshkut në Tokio.
I vetëquajtur “Mbreti Ton”, Kiosho Kimura bleu peshkun ton prej 278 kilogramësh në një kohë që ky lloj peshku konsiderohet specie në zhdukje.
Ai ka shpenzuar më shumë se dyfishin e shumës prej 1.4 milion dollarësh që pagoi në vitin 2013.
Pronarët e kompanive sushi shpesh paguajnë shifra të larta për peshkun më të mirë sidomos në ankandin e parë të vitit. Pas ankandit Kimura u shpreh për agjencinë e lajmeve Asociated Press, se kishte blerë një peshk të mirë.
Edhe pse çmimi sipas tij ishte më i lartë se ai që shpresonte, ai uroi që klientët e tij të hanin të gjithë peshkun e jashtëzakonshëm.
Kimura shënoi në këtë mënyrë të tetin vit radhazi që fiton ankandin e parë të vitit.
Në një ditë normale një peshk i këtyre përmasave do të shitej për 60 mijë dollar.
Por ankandi shërben shumë në reklamimin e kompanive të sushit.