Marek Hamsik është lodhur pas vetëm një viti nga aventura e tij në Kinë. Ish-kapiteni i Napolit aktualisht pjesë e Dalian Yifang skuadër që drejtohet nga spanjolli Rafael Benitez nuk ndihet më i lumtur në kontinentin aziatik dhe po mendon seriozisht rikthimin në Europë. As milionat e shumta që po merr në Kinë nuk kanë mjaftuar për të kënaqur mesfushorin sllovak i cili nuk ndihet më i rëndësishëm në botën e futbollit dhe për këtë arsye po përgatit rikthimin në një skuadër të njohur europiane që në merkaton e janarit.