Sergej Milinkovic-Savic është shumë afër të largohet nga Lazio. Sergej Milinkovic-Savic nuk është i lumtur te Lazio, andaj po e kërkon largimin edhe pse e ka nënshkruar kontratën në fund të tetorit.Skuadra italiane e di se nuk mund ta mbaj në skuadër mesfushorin, andaj do të tentoj shitjen e tij qysh në janar, përcjell “lajmi.net”. Milinkovic-Savic është duke u ndjekur nga Juventus, Inter dhe Milan, por shuma që duhet paguar për të është 100 milionë euro.
Lazio ka kohë që është në presion nga ofertat e klubeve nga Serie A, andaj nuk do të heqin dorë nga ajo shumë.