Daily Mail raporton se një takim mes përfaqësuesve të Unitedit dhe menaxherit të Milinkovic-Savic, Mateja Kezman, pritet të mbahet sot në Londër, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Megjithatë, edhe pse është arritur marrëveshje pesëvjeçare në parim, gazeta britanike paralajmëron se kalimi i mesfushorit në Unitedi varet nga kalimi i Paul Pogbas në Real Madrid.
24-vjeçari është synimi kryesor i Unitedit për ta zëvendësuar Pogban, nëse francezi i bashkohet Realit.
Lazio, ndërkohë, është e gatshme ta shesë atë për çmimin e duhur, i cili thuhet të jetë rreth 100 milionë euro.