Targeti i Manchester United, Sergej Milkovic-Savic raportohet se i ka thënë shokëve të tij të Lazios se ai do të largohet këtë verë.
Serbi, ka qenë synim i Manchester United që një kohë të gjatë, por sipas Express ai tashmë ka thënë se do të transferohet në Old Trafford, pavarësisht se ka kontratë me Lazion.
Nëse ai shkon në United do të ishte një shtesë për mesfushën e djajve të kuq pas largimeve të fundit të Maruane Fellaini dhe Ander Hererra, madje ai edhe mund të zëvendësoj Paul Pogban që thuhet se do të largohet gjatë këtij afati.
Ndryshe, një synim tjetër për mesfushën e United thuhet se është i interesuar edhe për një mesfushor tjetër, Christian Eriksenin e Tottenhamit.