Komuna e Haraçinës ka borxh prej rreth 27 milionë denarë. Kjo për komunën tonë është shumë e madhe sepse shpenzimet tona operative në nivel vjetor është përafërsisht gjysma e këtoj borxhi. Komuna e Haraçinës është e vendosur në një barakë të vjetor e cila ka qenë e disikur për bashkësi lokale dhe nga vitet e 70-ta nga shekulli i kaluar. Me ardhjen tonë u munduam dhe kemi bërë rikonstruktim të zyrave ekzistuese. Morën edhe projekt për ndërtimin e godinë komunale dhe presim deri në fund të këtij viti kjo të ndërtohet.
Shkup, 3 prill – Komuna e Haraçinës ndodhet në veriperëndim të Shkupit, rreth 220 kilometra lartësi mbidetare, Është larg kryeqytetit rreth 12 kilometra. Konsiderohet si njëra ndër komunat më të vogla në Republikën e Maqedonisë dhe përfshin gjithsej 30 kilometra metër katrorë. Komuna është formuar në vitin 1996 dhe është e përbërë prej katër vendbanimeve: Haraçinë, Orllancë, Grushinë dhe Mojancë.
Në çfarë gjendje e hasët komunën e Haraçinës, gjegjësisht në çfarë kushtesh financiare, kadrovike dhe hapësinore dhe cilat janë problemet reale të pushtetit vendor?
– Komuna e Haraçinës ka borxh prej rreth 27 milionë denarë. Kjo për komunën tonë është shumë e madhe sepse shpenzimet tona operative në nivel vjetor është përafërsisht gjysma e këtoj borxhi. Komuna e Haraçinës është e vendosur në një barakë të vjetor e cila ka qenë e disikur për bashkësi lokale dhe nga vitet e 70-ta nga shekulli i kaluar. Me ardhjen tonë u munduam dhe kemi bërë rikonstruktim të zyrave ekzistuese. Morën edhe projekt për ndërtimin e godinë komunale dhe presim deri në fund të këtij viti kjo të ndërtohet.
Për shkak të mungesës së hapësirës së mjaftueshme për momentin dhe strategji konkrete nga ish-kryetarët, mungon kuadri i cili do të sigurojë shërbime cilësore banorëve. Në komunë nuk kemi sektorë të ndarë dhe me godinën e re komunale parashikojmë të kemi zgjidhje të reja kadrovike për të cilat gradualisht do të vendoset, në proces transparent dhe përkatës.
Qëllimi ynë për kapacitete humane në komunë është ekipimi përkatës i gjithë komunës dhe punësim të kuadrit cilësor dhe profesional i cili do të jetë në shërbim zë qytetarëve, thotë Halimi.
Si është gjendja në komunë për momentin dhe çfarë është ndërmarrë pasi jeni në funksionin kryetare e komunës?
– Sivjet parashikohet të vazhdojnë disa projekte, siç janë kanalizimi, ndërtimi i çerdhes së parë në fshatin Haraçinë, ndërtimi i godinës komunale, zgjidhja e problemeve me deponitë e paligjshme atarin e Komunës së Haraçinës. Do të punohet në përmirësimin e kushteve në shkolla, gjegjësisht rikonstruktimi i shkolla fillore dhe ndërtimi i të paktën dy shkollave fillore të reja rajonale për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.
Qëllimi ynë është të punojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Për momentin filluam me ndërtimin e pjesshëm të kanalizimit, si projekt i kapitalit, por ekziston ende shumë që të rrumbullaksohet tërë projekti. Besoj se për mandatin tim do të arrijmë ta rumbullaksojmë këtë projekt.
Për deponinë e paligjshme, e cila shumë vite është problem në komunë, do të ketë zgjidhje rajonale, që do të thotë se disa komuna nga një rajon do të formojnë deponi të përbashkët. Kjo është strategji e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa ne si komunë jemi pjesë e këtij procesi.
Presim aktivitete shtesë që të përmirësohet rrjeti i furnizimit me ujë. Duhet të theksoj se trashëguam ndërmarrje publike për ujësjellës në suaza të komunës, e cila është jofunksionale dhe totalisht jooperative, me shumë borxhe. Për momentin mundohemi ta stabilizojmë këtë gjendje me qëllim që në periudhën e ardhshme të kemi zgjidhje konkrete me ujësjellësin. Veçmë jemi në biseda finale me një kompani të huaj dhe besoj se shumë shpejtë do të kemi edhe marrëveshje konkrete. Për atë qëllim, investitorit të huaj duhet t’i sigurojmë vend për ndërtimin e fabrikës. Në proces të bisedave jemi me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve që të gjejmë lokacion adekuat për investitorin e huaj sepse komuna për momentin nuk menaxhon me asnjë parcelë të tokës. Edhe pse toka është në atarin e komunës së Haraçinës, ajo i përket Republikës së Maqedonisë”, theksoi Halimi.
Cilat janë prioritetet e juaja si kryetare e komunës së Haraçinës dhe projektet e ardhshme të cilat duhet të realizohen?
“Kemi disa projekte si prioritete, sipas programit me të cilin fituam në zgjedhjet e fundit lokale. Përafërsisht të gjitha projektet të cilat paraprakisht i përmenda janë prioritare dhe do të implementohen me dinamikë të ndryshme, në varësi të peshës dhe konstruksionit financiar të projektit.
Prioritetet tona janë në pjesën e infrastrukturës, arsimit, punësimit, komunë transparente, si dhe përmirësi i shëndetit të qytetarëve në komunën tonë. Qëllimet ekonomike gjithashtu janë prioritet, veçanërisht punësimi i popullatës së re në komunën e Haraçinës”, potencoi Halimi.