Vetëm pak ditë më parë “Forbes” bëri publike listën e personave më të paguar në botë. Ndër të parat ishte listuar edhe Kylie Jenner, e cila renditej e dytë pas Taylor Swift.
Kylie Jenner është shpallur gjithashtu miliarderja më e vogël në botë.
Por pavarësisht postimeve që ajo bën në rrjetet sociale, Kylie ka treguar për të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj se jeta e saj nuk është ashtu siç duket në fotot e publikuara në llogaritë e saj sociale.
Me anë të një postimi në “Instagram” 21-vjeçarja shprehet se ka qenë shumë e vështirë për të, që të rritej nën syrin e miliona njerëzve.
Kylie shtoi se ka vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës por ka gjetur forcën për të ecur përpara.
“Jam krenar për veten, për zemrën time dhe për forcën time. Të rritesh me miliona sy që të shohin nuk është normale. Kam humbur shokë e shoqe gjatë rrugës dhe veten disa herë. Tatuazhi im i parë ishte ‘sanity’ për t’i kujtuar vetes çdo ditë për ta mbajtur (mendjen të shëndoshë)”. Kam vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës sime si e rritur dhe pasi lindi foshnja u përballa me ulje-ngritje. Ndihesha sikur duhet ta rigjeja sërish veten. Mbajta shumë për vete, por thjesht dua ta ndaj me ju dhe t’ju them se jam njeri.
Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni këtu në mediat sociale është vetëm sipërfaqja. Tregohu i butë me veten, ec para dhe harro. Të gjithë jemi të aftë për gjëra të mëdha, meritojmë dashuri, dhe na lejohet të shprehim vetveten. Bëj më shumë gjëra që të bëjnë të lumtur dhe mos kërko falje,”-shkroi 21-vjeçarja.