Themeluesi i Alibaba-s, gjatë mbajtjes së Forumit ekonomik Botëror, me pjesëmarrësit ka ndarë përvojën e tij.
Ai është njëri ndër njerëzit më të suksesshëm në botë. Ndonëse rrjedh nga një familje modeste dhe karrierën e ka filluar si mësues i gjuhës angleze, për çka është paguar 12 dollarë në orë, sot udhëheq njërën prej kompanive më të forta në bota.
Fjala është për themeluesin e Alibaba-s, Jack Ma, transmeton gazetametro.net.
Gjatë mbajtjes së Forumit ekonomik Botëror, ai me pjesëmarrësit ka ndarë përvojën e tij.
“Së pari nuk kam ditur asgjë për teknologjinë e manxhmentin. Mirëpo, puna qëndron aty se edhe nuk duhet të dini shumë. Duhet të gjeni njerëzit, të cilët janë më të mençur se ju. Gjithë këto vite kam kërkuar njerëz, të cilët janë më të mençur se unë.
Këshilla e tij kryesisht qëndron në dy hapa:
1. Punësojini njerëzit, të cilët janë më të mençur se ju.
2. Përqendrohuni në atë që t’i motivoni që të punojnë bashkërisht në arritjen e qëllimeve.